Arrestohet shtetasi i Malit të Zi, pasi festoi vitin e ri u kap me drogë


Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në orët e para të 1 janarit(2024), ka arrestuar një shtetas të Malit të Zi pasi i njëjti ishte kapur me drogë.

“Sot (01.01.2024) në ora 02.40 në objektin hotelerik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria S.K. (23) nga Mali i Zi, pasi tek i njëjti është gjetur dhe marrë pluhur drogeje. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.

Baby Boo