Arrestohet shtetasi grek në kufirin “Bogorodicë”, ofroi 20 euro ryshfet pasi nuk kishte karton jeshil


Një shtetas grek është ndaluar në pikën kufitare Bogorodicë për dhënie ryshfeti, njofton MPB.

“Sot pasdite rreth orës 17:45, shtetasi grek tentoi të hynte në vend me një makinë Peugeot 206 me targa gjermane, por nuk kishte karton jeshil. Për të kaluar kufirin i ka ofruar policit 20 euro. Kur nga një punonjës policie i është thënë se duhet të nxjerrë një karton jeshil, ai ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe më pas i ka ofruar ryshfet prej 20 euro punonjësit të policisë”, njofton MPB.

Greku është ndaluar, ndërsa policia thotë se do të bëjë kallëzim penal për ryshfet në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli.Pa Censurë

Baby Boo