Arr*estohet shpë*rndarësi i dro*gës në Gostivar, policia i gjen 40 kg mar*ihuanë


Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21.45, në lagjen “Ilindenska” në afërsi të një lokali, nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arre*stuar A.R(38) nga Republika e Shqipërisë, Sh.I(28) nga Haraçina dhe B.T(32) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit që është kryer në automjetin e tyre me targa të Shqipërisë, në bagazh është gjetur sasi e madhe e mar *ihuanës, ndërsa të tre personat janë mbajtur në Stacioni policor në Gostivar.

Gjatë mbrëmjes, me urdhër paraprak nga gjykata, në orët e hershme të mëngjes prej 02.45 deri 04.00, është kryer ba*stisje në banesën e A.R, me ç’rast është gjetur dhe kon*fiskuar, 2 valixhe të mëdha udhëtimi me mar*ihuanë, një çantë me ma*rihuanë, peshore digjitale dhe makinë elektrike për paketim të mar*ihuanës. Më masë totale është gjetur 40 kg mari*huanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tre personave do të ngritet padi penal për veprën “prodhim dhe shitje e palejuar e lëndëve nar*kotike dhe substancave psikotrope” e dënuar me Kodin penal, sipas nenit 215.

Baby Boo