Arr*estohet pronari i një objekti hotelierik në Gradec


Mbrëmë rreth orës 21:00, në Gradec të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin B.A. nga ky fshat,

pronar i një objekti hotelierik, i cili punonte pas kohës së lejuar dhe në të njëjtin kanë qëndruar 20 mysafirë.

I njëjti është ndalua në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet parashtresë sipas Nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Baby Boo