Arrestohet përmbaruesja Vesna Jakimovska, sulmoi fizikisht një polic në stacionin policor


Policia dje ka arrestuar përmbaruesen Vesna Jakimovska pasi ajo ka sulmuar një polic derisa po merrej në pyetje në stacionin policor në Kërçovë për sulm ndaj gazetarit Furkan Saliu.

Nga MPB bëjnë të ditur se Jakimovska e ka sulmuar policin dhe ka shkatërruar materialin zyrtar, pasi mbrëmë para mesnate është ndaluar nga policia.

“Me datë 21.03.2024, në ora 23:20, zyrtarët policorë të DPB Kërçovë ia kanë hequr lirinë V.J.(60) nga Shkupi. Ajo paraprakisht në rrugën “Trajçe Strezoski” në Kërçovë ka sulmuar fizikisht F.S.(33) nga Shkupi dhe i ka dëmtuar pajisjet zyrtare, e më pas në objektin zyrtar të DPB Kërçovë ku është thirrur për bisedë ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. dhe asgjësoi materialin zyrtar të përgatitur. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Baby Boo