Arr*estohet Pançevski, dërgohet në bur*gun e Shutkës


Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, sot në ora 12:00 është arr*estuar nga policia dhe dërguar në bu*rgun e Shutkës, lajmin e ka konfirmuar drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq.

Pançevski është arrestuar dhe dërguar në parabu*rgim vetëm një ditë pasi MPB-ja me urdhër të Gjykatës Themelore-Veles, shpalli flet-arrest ndaj tij.
Pançevski akuzohet për keqpërdorim të sistemit elektronik AKMIS, gjatë mandatit të tij si kryetar i Gjykatës Penale.

Sipas aktakuzës, Pançevski një pjesë të lëndëve në vend që ti lëshoj në AKMIS dhe të shpërndahen në mënyrë elektronike, ai i ka shpërndarë në dorë tek gjykatësit e “besueshëm”.

Baby Boo