Arre*stohet një tetovar, the*rri me thi*kë një person


Dje (15-shkurt) në ora 20:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë siguruar dhe arre*stuar 24-vjeçarin D.K. nga Tetova, i cili rreth orës 19.00 në një objekt hotelerki në rrugën ,,JNA“ në Tetovë, gjatë një përleshje fizike me personin N.Gj. (28) nga Tetova, me mjet të mprehtë i ka shkaktuar pl*agë të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku N.Gj. është transferuar për trajtim mjekësor. Nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë është kryer inspektimi në vendine e ngjarjes dhe është gjetur mjeti i mprehtë që supozohet se është përdorur gjatë përleshjes në objektin hotelierik. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës D.K., i cili është i ndaluar në Stacionin Policor-Tetovës, do t’i përgatitet parashtresa përkatëse me të cilën sot (16-shkurt) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë.

Baby Boo