Arrestohet një person tek “Jaja Pasha” në Çair?


Jo zyrtarisht një person është arrestuar tek Çairçanja në Çair. Qytetarë  thonë se, derisa po zhvilloheshin punimet në rrugën Cvetan Dimov, personi i arrestuar ka provokuar policinë, me çka menjëherë është arrestuar. Jozyrtarisht bëhet fjalë për personin B.A. i cili gjithashtu nuk ka pasur leje për lëvizje gjatë orës policore. TV21 kontaktoi policinë në lidhje me rastin, por deri tani nga atje nuk japin përgjigje.

Baby Boo