Arrestohet një person nga Shkupi, ka kryer tetë vjedhje të rënda


33-vjeçari V.M nga Vollkova është paditur penalisht, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer tetë vepra penale “vjedhje të rënda”, duke përfituar në mënyrë joligjore rreth 943.000 denarë.

Sipas hetimeve, në gjitha veprat e kryera ai ka përdorur një çelës të veçantë për hapje të dyerve të blinduara dhe nga apartamente dhe banesa të ndryshme ka marrë ar, para, kompjuterë, telefona celular ndërsa në një rast edhe një çelës makine, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“V.M vjedhjet e rënda i ka kryer në periudhën nëntë mujore edhe atë në apartamente në rajonin qendror të Shkupit “, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Dy ditë më parë ai u arrestua dhe u dërgua në Stacionin Policor të Karposh.

Baby Boo