Arrestohet një person nga fshati Llojan, kapet me 12 emigrantë ilegal


Mëngjesin e sotëm policia e Velesit ka arrestuar 45 vjeçarin A.S. nga fshati Llojan, rajoni i Likovës.

Policia rreth orës 03:00 pas mesnate gjatë kontrollit në rrugën Gradsko – Veles, në makinën e tipit “Volkswagen Sharan” me targa të Shkupit, të cilën ai po drejtonte 45 vjeçari, ka gjetur 12 emigrantë ilegalë, 10 prej tyre nga Afganistani dhe dy nga Irani.

Baby Boo