Policia njoftoi se një person nga fshati Sllatinë është privuar nga liria për shkak se është prezantuar si inspektor policor.
“SPB Tetovë ngriti kallëzim pe*nal kundër G.H (28) nga fshati Sllatinë të Tetovës për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën pe*nale “prezantim i rremë’”, thonë nga policia.
Sipas raportit, më 26 shkurt në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, i arr*estuari është prezantuar si inspektor policor, ndërsa pas denoncimit nga një qytetar ai është arr*estuar dhe dërguar në stacion policor.