Arrestohet një person në Shkup


Sot (29.08.2022) në ora 10:20 në fshatin Hasanbeg të Shkupit, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar Z.V.(49) nga fshati Hasanbeg.

Ndaj tij me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup është lëshuar fletarrest qendror për vuajtje të dënimit me burgim prej 5 vitesh për veprat penale “Prodhim dhe tregti të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunim, posedim dhe tregti të armëve pa leje”. Ai do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent.

Baby Boo