Arrestohet një person në Shkup


Nëpunësit e policisë të Njësitit së Policisë për Intervenim pranë SPB Shkup dje në Shuto Orizare kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “grabitje”.

Nga MPB informojnë se i arrestuari mbrëmë në orën 20.50 nga një kolonial në rajonin e Qendrës, me kërcënim me thitë ndaj të punësuarës ka marrë para nga qarkullimi ditor. Personi është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Baby Boo