Arrestohet një person në Bit Pazar, rrahu gruan dhe nënën e saj


Dje në ora 23:15 në zonën e Bit Pazarit, zyrtarët policorë kanë ndaluar I.I.(47) nga Shkupi, pasi i njëjti në banesën e familjes ka sulmuar fizikisht gruan e tij 45-vjeçare dhe nënën e saj.

I njëjti është ndalur në stacionin policor, me të është bërë bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit në SPB Shkup do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Baby Boo