Arres,*tohet një person, ka mbajtur maskë me simbole partiake gjatë votimit


MPB informon se rreth orës 13:14 në vendvotimin numër 2695 në shkollën fillore “Gjorgjika Pulevski” kryetari i bordit zgjedhor ka kërkuar intervenim policor pasi një person ka hyrë në vendvotim me maskë e cila ka pasur simbole partiake.

“Pas ardhjes së zyrtarëve policor personi e ka ndërruar maskën dhe i është mundësuar të votojë ndërsa nga policia është konfirmuar se bëhet fjalë për E.T (37) nga Shkupi. Personi më pas me ton të lartë ka filluar të diskutojë me zyrtarët policor ndërsa i është kërkuar që të largohet nga shkolla për të mos e prishur rendin dhe qetësinë publike”.

“Personi është arre*stuar dhe ndaj tij do të dorë*zohet transkript për shk*elje të nenit 4 dhe 14 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se lidhur me procesin e votimit, prej orës 12 deri 14 kanë regjistruar edhe shkelje të tjera.

Baby Boo