Arrestohet një fëmijë nga Dobridolli i Gostivarit


Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në prani të prindit kanë arrestuar një fëmijë nga Dobridolli i Gostivarit. I njëjti dyshohet se në dy muajt e fundit ka kryer katër vjedhje.

“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë-Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar, dje (12 qershor) në orën 19:30, në prani të prindit, ka privuar nga liria një të mitur nga Gostivar-Dobridolli, për shkak të dyshimit se në dy muajt e fundit ka kryer katër vjedhje në fshatrat Gradec, Senakos dhe Dobridoll”, thonë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo