Arrestohet një 39 vjeçar nga Tetova, ka fshehur heroinë në një kuti cigaresh


Zyrtarët policor kanë gjetur heroin te 39 – vjeçari J.Q. nga Tetova i cili është arrestuar dje në orën 16:30 në rrugën “Ivo Pola Ribar” në Tetovë.

Ashtu siç kumtojnë nga policia, gjatë kontrollit në kutinë e cigareve, zyrtarët policor i kanë gjetur 7 pako me heroinë të paketuara në qese të najlonit.

Pakot i janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërkaq i njëjti është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor. Pas pastrimit të plotë të rastit, policia thotë se kundër J.Q. do të dorëzohet padi përkatëse.

Baby Boo