Arrestohet një 18 vjeçar që ka tentuar për ta përdhunuar një vajzë


Një tetëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Skudrinje, Gostivar është arrestuar dje pasi që ka tentuar ta përdhunoje ish të dashurës.

Bëhet fjalë për R.A.(18) kundër të cilit do të ngritet padi penale.

Dje në ora 18.30 në Stacionin Policor në Rostushe ka ardhur vajza 18 vjeçare nga fshati i Gostivarit së bashku me babain e saj.

Vajza ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 17, ish i dashuri i saj R.A. ka tentuar që ta përdhunoje.

Derisa ajo ka qenë me shoqet, ka ardhur R.A. dhe ka nisur zënka, pas së cilës e ka sulmuar dhe me dhunë e ka dërguar deri te pylli më i afërt ku ka tentuar që ta përdhunoje. Në tentim e ka penguar M.M. i cili e ka thirrur babain e saj, pas së cilës djaloshi ka hequr dorë nga qëllimi.Almakos

Baby Boo