ARRESTOHET NË VLORË ANËTARI I BANDËS SË MET KANANIT (EMRI-VIDEO)


Është arrestuar në Vlorë një anëtar i grupit të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të drogës me në krye Met Kananin, të arrestuar disa muaj më parë në Turqi.

Në prangat e bluve ka rënë 32-vjeçari Besmir Lupi, i cili shërbente si transportues i drogës në rrjetin me 19 anëtarë, 18 prej të cilëve janë arrestuar tashmë.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Precizioni” është zhvilluar në disa vende të botës si dhe në disa qytete shqiptare në bashkëpunim me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC, raporton Newsbomb.al.

Met Kanani njihet si “Baroni i Drogës” në Turqi nga ku drejtonte linjën e trafikut të drogës mes Shqipërisë, Greqisë e Turqisë por edhe atë të heroinës nga Afganistani. Ai u kap në muajin maj në qytetin e Bodrumit gjatë tentativës për të futur në vend 1.1 ton kanabis sativa. Në nëntor të 2017, ai tentoi të fusë në Greqi 1.7 ton kanabis, por pas përleshjes me policinë arriti të arratisej.

Baby Boo