Arrestohet në Maqedoni shoferi i kamionit nga Turqia


MPB njofton se në pikën kufitare “Deve Bair” ka arrestuar një shofer të kamionit nga Turqia, i cili ka drejtuar automjetin e tij me dokumentacion të falsifikuar.

“Më datë 02.10.2022 në orën 15.15 në pikën kufitare “Deve Bair”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria J.M.(45) nga Republika e Turqisë, gjatë kontrollit është konstatuar se polica e sigurimit që ka dorëzuar për kontroll të automjetit të ngarkesave “MAN”, me targa turke, të cilin ai e operonte, ishte e falsifikuar. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

Baby Boo