Arr*estohet Naser Qeli


Pas kër*cënimeve ndaj gazetarëve në redaksinë e Gazetës Express, është arrestuar Naseri Gashi, i njohur si Naser Qeli. Këtë e ka konfirmuar burime brenda policisë së Kosovës, duke treguar se i arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, kanë thënë burime nga Policia.

Të shtunën rreth mesnatës, Naser Qeli ka hyrë në ndërtesën ku ndodhet Gazeta Express dhe i ka kërcënuar me vrasje gazetarët që ishin në zyrë.

Ai u ka bërë presion që të fshijnë raportimet që lidheshin me të në rubrikën rozë.

Pasi ai u martua me këngëtaren Aida Doci, të cilën e kishte nën menaxhim dhe e quante “motër”, mediat në vend kanë shkruar rreth çiftit. Naser Qeli ka qenë i pakënaqur për raportimet rreth fëmijëve dhe ish gruas së tij, mirëpo, të njëjtat ai i ka pohuar vetë në një intervistë për Prive.

Baby Boo