Arrestohet kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla


Arrestohet kryetari socialist i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Urdhri për arrestimin e Allës është lëshuar nga SPAK, ndërsa ai akuzohet për abuzim me tenderat.

Ndaj kryebashkiakut Alla rëndojnë dy akuza, ajo e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Lefter Alla ka qenë prej kohësh në shënjestër të akuzave nga opozita. Pak kohë më parë në media u raportua se djali i tij ishte ndaluar me një sasi të vogël kanabisi me vete. Ndërsa vetë Alla do të ishte protagonist i një video-skandali të publikuar në media ku dallohej duke thithur një substancë me hundë.

Video përfundoi në duart e organeve kompetente, por rezultoi të mos ishte decizive për të dalë në përfundimin se substanca në fjalë ishte kokainë.

Baby Boo