Arrestohet komandanti i policisë në Tabanoc bashkë me zëvendësin e tij!


Në një kuti kartoni të pika kufitare në Tabanovce, policia ka gjetur kartëmonedha të prerjeve në denarë, euro, franga zvicerane, dollarë amerikanë dhe lira turke, konfirmojnë burime policore për Telma.

Sonte në vendkalimin kufitar Tabanovce ka pasur aksion nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe nga policia, në kuadër të hetimeve për keqpërdorime të policëve kufitarë dhe doganierëve.

Aksioni shkaktoi ndalesë disa orëshe në vendkalim dhe pakënaqësi të qytetarëve të cilët prisnin me orë të tëra për të hyrë në Maqedoni.

Ministria e Brendshme do te bej të ditur detaje e aksionin gjate dites se sotme, ndërsa informacionet fillestare thonë se është gjetur një kuti me para të valutave të ndryshme.

Baby Boo