Arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës


Jorgo Goro i cili vazhdon të funksionojë si kryebashkiak i Himarës, ndonëse humbi zgjedhjet më 14 maj, është arrestuar këtë të shtunë.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Kujtojmë se më herët Goro është thirrur në SPAK pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës më 14 maj, qëndron në burg që dy ditë para zgjedhje pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Beleri ende nuk e ka kryer betimin.

Baby Boo