Arrestohet Jakup Krasniqi


Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës është arre*stuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia.
Arre*stimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani.
Bas*tisjet kishin nisur në mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.
Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer përveç në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera.

Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.
Jakup Krasniqi ishe një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë lu*ftës si zëdhënës i UÇK-së.
Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luf*tës si kryetar Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera.
Ai ishte ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.
Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

Baby Boo