Arrestohet djali i Currit, dyshohet se kidnapoi një person për fajde e trafikim me drogë


Policia e Kosovës ka arrestuar sot Amir Osmanin, djalin e Ismet Osmanit i njohur si Curri, si të dyshuar për rrëmbim, fajde dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge.

21 vjeçari dyshohet se ka kidnapuar një person dhe për fajde e trafikim me drogë, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur para të gatshme mbi 12 mijë euro të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale si dhe substancë narkotike të llojit kokainë.
Arrestimi, sipas njoftimi, është bërë sot rreth orës 10:00 në lagjen Pejton në Prishtinë.

21-vjeçari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.
I arrestuari Armir Osmani, është djali i Ismet Osmanit i njohur si Curri, familjar i presidentes, Vjosa Osmani, por që raportohej për afërsi me ish-krerët e PDK-së.

Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet një person i dyshuar për rrëmbim
Sot rreth orës 10:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në lagjen Pejton, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një person i dyshuar për veprat rrëmbim, fajde dhe blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve , substancave psikotropike dhe analoge.
Në koordinim me prokurorin e shtetit – Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në Prishtinë, ku dyshohet se është mbajtur i rrëmbyer viktima.

Gjatë kontrollit, përveç disa provave që lidhen me rastin, nga ana e hetuesve janë gjetur dhe sekuestruar.
-një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë, si dhe para të gatshme mbi 12.000 euro (dymbëdhjetë mijë euro) të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale.

Personi i dyshuar:
-A.O, (mashkull), 21 vjeç, pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.

Baby Boo