Arrestohet dileri nga Kumanova, gjatë arrestimit i ka sulmuar policët dhe i ka kërcënuar me thikë


Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka iniciuar hetime kundër një të dyshuari 19-vjeçar për veprën penale – Prodhim dhe vendosje e paautorizuar në treg të narkotikëve dhe substancave psikotrope nga neni 215 paragrafi 1, por edhe sulm ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së punëve të sigurisë. në pajtim me nenin 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më 25 mars, gjatë kontrollit personal të të dyshuarit para banesës ku banonte, policia i ka gjetur rreth 10 gramë marihuanë të cilën më parë e kishte blerë nga një person i panjohur, të paketuar në shtatë pako më të vogla dhe të destinuara për shitje të mëtutjeshme.

Gjatë kontrollit të tij, ai ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka kërcënuar punonjësit e policisë dhe me dorezën e thikës ka goditur njërin prej policëve duke e lënduar.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa Gjykata Themelore Kumanovë e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Baby Boo