Arrestohet dileri në Reçicë të Vogël, i gjenden 41 gram kokainë


Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi të moshës 45 vjeçare për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Më 8 nëntor, në Reçicë të Vogël, i dyshuari si pasagjer në veturë kishte 41.5 gramë lëndë narkotike kokainë, e destinuar për shitje.

Baby Boo