Arrestohet biznesmeni i njohur në Tiranë, ja pse akuzohet


Arrestohet Lefter Sulkaj, pronari i kompanisë farmaceutike “Sulkaj” shpk, njëherazi ish-administrator i një spitali privat në Tiranë, i cili ka qenë në kërkim për mashtrim.

‘BalkanWeb’ raporton se Sulkaj ka mashtruar një numër të lartë personash dhe 4 banka të nivelit të dytë së me paratë që iu merrte do i bënte aksionarë në biznesin e tij. Ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim:
– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Sulkaj dyshohet për mashtrime me pasoja të rënda ndaj dhe Gjykata e Apelit ka dhënë “arrest me burg”.

Me 27 korrik 2017, gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa prokuroria kishte apeluar vendimin.

Ndërkohë mësohet se Lefter Sulkaj ka thyer masën e sigurisë dhe ai është ndaluar nga policia më datën 6 gusht.

Sakaq ai ka dalë sërish përpara gjykatës më datë 17 gusht, ku ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Baby Boo