Arrestohet 81-vjeçari nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, kishte ndezur zjarr në fushën e tij dhe zjarri i përhapur kishte djegur shtallën e fqinjit të tij


Dje (08-shkurt) në ora 13:10 pjestarë të policisë të SPB Tetovë-Departamentit për punë të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 81-vjeçarin H.H. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Ai dyshohet se më parë kishte ndezur zjarr në fushën e tij, i cili shpejt ishte përhap në mënyrë të pakontrolluar dhe kishte dëmtuar një shtallë fqinje në pronë të 71-vjeçarit N.D. nga i njëjti fshat, si dhe një tub plastik të vendosur aty pranë. Nuk ka persona të lënduar në zjarr, kurse me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të zjarrfikësve të Gostivarit, zjarri plotësisht është lokalizuar. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Baby Boo