Arrestohet 75 vjeçari nga Shkupi, i arrmatosur deri në dhëmbë


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një 75-vjeçar nga fshati Lubancë i Shkupit. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të moshuarit me iniciale D.K., ku janë gjetur armë dhe municione.

“Gjatë kontrollit është gjetur një revole Zastava, një revole “Ekol viper”, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark “Lightning by Barnett” dhe katër shigjeta për hark”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Baby Boo