Arrestohet 53 vjeçari nga Shkupi


Policia mbrëmë e arrestoi një 53-vjeçar nga Shkupi në vendkalimin kufitar Tabanoc në automjetin e së cilit janë gjetur 23 monedha të vjetra dhe rreth 12 mijë euro.

“Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për vendkalimin kufitar Tabanocë sot në orën 00:25 e kanë privuar nga liria Z.T. (53) nga Shkupi. Gjatë kontrollit është konstatuar se ndodhet në listën e ndalimeve të Qendrës rajonale të punëve kufitare Jug, pas çka, me urdhër gjyqësor, në bashkëveprim me nëpunësit kufitar është kryer kontroll i automjetit “mercedes” me targa holandeze, të cilin e ka drejtuar. Më pas, në automjet janë gjetur dhe janë marrë 23 monedha të vjetra të ndryshme dhe 11.800 euro”, kumtoi MPB.

Personi është ndaluar në stacion policor dhe me të është bërë bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të shtrohet kallëzim penal përkatës.

Baby Boo