Arrestohet 49 vjeçari nga Gostivari, ja për çfarë akuzohet


Për shkak se i gjetën 1600 mjete të ndryshme piroteknike, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 49 vjeçarin.
“Policia ka arrestuar 49 vjeçarin B.A. nga Gostivari. Gjatë kontrollit në barakën e tij janë gjetur rreth 1600 pushkaliqe të ndryshme dhe mjete tjera piroteknike”, njoftojnë nga Polici. Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj tij në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal në lidhje me armët dhe materiet shpërthyese.

Ndryshe, ata që pa autorizim qëllojnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në mënyrë të ngjashme prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, do të gjobiten gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari.
Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose materieve shpërthyese:

Kushdo që i paautorizuar prodhon, posedon, shet, blen ose shkëmben armë zjarri, municion ose lëndë plasëse, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;
Nëse lënda e veprës nga paragrafi 1 është një sasi më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose eksplozivit, ose armëve të zjarrit, municionit ose materieve shpërthyese që qytetarëve u është ndaluar, kryesi dënohet me së paku pesë vjet bu*rg.

Baby Boo