Arrestohet 47 vjeçari nga Gostivari, ofendoi dhe nënçmoi policët gjatë kryerjes së detyrës


Dje rreth orës 12.00, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë arrestuar personin S.B. (47) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit,

i cili është sjell në mënyrë agresive, ka refuzuar të identifikohet dhe ka ofenduar dhe nënçmuar zyrtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës në fushën e trafikut.

Çështja ndaj tij është duke u sqaruar, kështu që do të pasojë parashtresë adekuate.

Baby Boo