Arrestohet 46-vjeçari nga Reçica e Vogël, transportonte emigrant nga Turqia


Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 46 vjeçar nga Tetova për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Rreth orës 10.40, policia nga rajoni i Gjevgjelisë ka ndaluar makinën e tipit “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës e që po drejtohej nga XH.A. (46) nga Reçica e Vogël-Tetovë.

Gjatë kontrollit të makinës policia ka kapur dy migrantë, A.V. (24) dhe A.J. (22), të dy nga Turqia.

MPB njofton se të arrestuarit janë dërguar në stacionin e policisë dhe se tashmë është njoftuar Prokuroria Publike për procedurë të mëtejshme.

Baby Boo