Arre*stohet 36 vjeçari nga Tetova


Gjatë ditës së djeshme për shkak të mosmarrëveshjeve brenda familjes 36 vjeçari F.M. nga Tetova ka ushtruar dhu*në fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij e cila rastin e ka denoncuar në polici. Polici ka arre*stuar personin në fjalë dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

“Një banore 30-vjeçare e një fshati të rrethit të Tetovës dje (10 dhjetor) në ora 18:40, në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë në shtëpinë e tyre kishte qenë e ab*uzuar psiqikisht dhe fi*zikisht nga burri i saj 36-vjeçar F.M. Në ora 20:45 personi i raportuar është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës. Pas zbardhjes dhe dokumetimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.

Baby Boo