Arrestohet 34-vjeçari nga Shipkovica, i gjenden armë dhe municione në shtëpi (VIDEO)


“Punonjësit e policisë Sektori për tregti pa leje me drogë, armë dhe materiale të rrezikshme dhe SPB Tetova, në rrugën “Pollog”, e ka arrestuar 34 vjeçarin U.M. nga Shipkovica e Tetovës”, raportoi Policia.

Në veturën e tij “Opel Astra” është gjetur një armë automatike dhe 50 plumba, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur armë të kalibrit të ndryshëm.

Batisja është kryer me urdhër të gjykatësi përkatës nga Gjykata Themelore në Tetovë.

“Nga SPB Tetovë, në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal”, paralajmëroi Policia.

Baby Boo