Arrestohet 33 vjeçari nga fshati Melnicë, ja për çka akuzohet

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 33 vjeçar, pasi i njëjti është pakur duke prerë dhe duke transportuar dru, pa dokumentacion. MPB njofton se të njëjtit i janë konfiskuar të gjitha mjetet e punës dhe transportit.

Baby Boo

“Në afërsi të fshatit Melnicë, në vendin e quajtur “Gorno Pole”, I.Q.(33) nga fshati Melnicë është kapur duke prerë dhe transportuar ilegalisht dru zjarri pa dokumentacion, në automjetin e pasagjerëve “Reno”, targa të Velesit. I.Q. i është konfiskuar automjeti, drutë dhe një sharrë elektrike me zinxhir, ndërsa të njëjtat i janë dorëzuar Policisë Pyjore”, thonë nga MPB.