Arrestohet 31-vjeçari nga Kosova në pikën kufitare Bllacë pasi kishte falsifikuar numrin e shasisë të veturës


Më datë 24.12.2023 në ora 14:00 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar K.V.(31) nga Kosova. Gjatë kontrollit dhe të automjetit “Mercedes” me tabela kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, është konstatuar se numri i shasisë ishte i falsifikuar. Personi dhe automjeti i janë dorëzuar punonjësve policorë të Komisariatit të Policisë Çair dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Baby Boo