Arrestohen valltare të huaja në dy lokale nate në Saraqinë dhe në Tetovë


Gjatë kontrollit të mbrëmshëm të policisë në lokalet e natës në fshatin Saraqinë dhe në Tetovë janë parë dhe arrestuar shtetase të huaja nga Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria për keqpërdorim të qëndrimit turistik dhe punë ilegale, transmeton Almakos.

Në një lokal nate në Saraqinë, pronë e A.M.(36) janë parë tetë femra prej të cilave dy shtetase të Maqedonisë, katër nga Serbia, një nga Mali i Zi dhe një nga Shqipëria.

Në një lokal nate në Tetovë, pronësi e M.B.(37) janë parë 10 persona, prej të cilave gjashtë shtetase të Maqedonisë, dy shtetase të Serbisë dhe dy persona mysafir nga Shqipëria.

Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punës ilegale, të gjitha shtetaset e huaja si dhe dy mysafirët nga Shqipëria janë arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë.

Baby Boo