Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pas një aksioni për shkatërrimin e një parcele droge.
Garda Civile ishte duke hetuar për një kohë të gjatë një ndërtesë në zonën industriale në Aldaia, kur zbuloi se shqiptarët e kishin shndërruar në një plantacion gjigant droge.
Ambientet e ndërtesës së vjetër ishin përshtatur në një serë dhe brenda ishin mbjellë plot 283 rrënjë kanabis.
Shqiptarët janë arrestuar por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga autoritetet spanjolle.