Arrestohen në Tetovë dy shtetas të Shqipërisë, kapen me drogë në vlerë prej 10 mijë euro, e kishin fshehur te goma rezervë


Policia ka njoftuar se sot dy shtetas shqiptarë janë ndaluar teksa transportonin drogë me vlerë rreth 10 mijë euro shkruan Pa Censurë.

Shtetasit e Shqipërise, A.N.(64) dhe F.T.(56), janë ndaluar për kontroll në pikëpagesën e Tetovës ku u është gjetur droga e vendosur në gomën rezervë në vlerë prej 10 mijë euro.

“Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave pranë Departamentit të Policisë Kriminale, në koordinim me zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe policinë rrugore nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “Mercedes” me targa nacionale shqiptare në pikëpagesën e Tetovës e drejtuar nga A.N., në të cilën pasagjer ishte F.T. Për shkak të dyshimit se automjeti po transportonte drogë, në koordinim me ekipin mobil të Drejtorisë doganore, është kryer kontrolli i automjetit, gjatë të cilit u përdor edhe qeni i doganës.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e mjetit në një gomë rezervë u gjetën tre pako me marijuanë, në masën rreth tre kilogramë me vlerë totale 10 mijë euro. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe nga SPB Tetovë, pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë e Tetovë”, thuhet në njoftimin e policisë.Pa Censurë

Baby Boo