Arrestohen në kufirin e Tabanovcës dy shtetas të huaj, kishin falsifikuar lejet e vozitjes


Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme për shkak të falsifikimit të lejes së vozitjes. Njeri shtetas Gjeorgjisn i cili kishte falsifikuar lejen armene dhe një shtetas Ukrainas, njofton Pa Censurë.

Me datë 26.11.2023 në ora 13:00 në vendkalimin kufitar Tabanovce, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria S.V.(37) nga Gjeorgjia, pasi gjatë kontrollit dhe kontrollit është konstatuar se patentë shoferi armen, të cilin e ka dorëzuar në kontroll, ishte i falsifikuar. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Me datë 26.11.2023 në orën 20:00 në vendkalimin kufitar Tabanovcë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria J.S.(47) nga Ukraina, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se patentë shoferi ukrainas, të cilin e ka paraqitur në kontroll është i falsifikuar.. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPBKumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Baby Boo