Arrestohen në Gjermani 12 sirianë për tentativë vrasje


Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur se 12 sirianë janë arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë të një 19-vjeçari, i cili u plagos me thikë dy muaj më parë.

Prokurorët në qytetin perëndimor të Essen kanë thënë se sulmi ishte dukshëm i nxitur nga marrëdhënia e të riut me një vajzë 19-vjeçare siriane e cila ishte gruaja e njërit nga të dyshuarit.

Kryeprokurorja Birgit Juergens ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë edhe prindërit e njërit nga të dyshuarve. Ajo tha se të dyshuarit kishin vendosur që të vrisnin viktimën për të ruajtur “nderin” e familjes, pasi kishin parë fotografitë e tij dhe të vajzës në rrjetet sociale.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në muajin Maj, ndërsa gjashtë të tjerë janë arrestuar të mërkurën më 25 korrik të 2018-s, si dhe tre të tjerë janë dorëzuar vetë në polici. Të dyshuarit janë të moshës 22 e deri në 46 vjeç./REL

Baby Boo