Arr*estohen katër persona për dhënien e ryshfetit për vota


Nëpunësit policorë mbrëmë i kanë arr*estuar katër persona, të cilët rreth orës 19 janë vërejtur se si japin para në këmbim të votës në zgjedhjet lokale të ardhshme në vendin e quajtur Axhevë në rajonin e Stacionit policor “Draçevë”.
Siç kumtoi MPB, të dyshuarit E.B. (26), S.M. (27), N.B.(50) dhe J.M. (35) janë arr*estuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” nga neni 162 i Kodit zgjedhor.

Gjatë arr*estimit tek katër të dyshuar janë gjetur 121.000 denarë dhe 250 euro.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas urdhrave të marrë gjyqësorë janë bërë edhe bastisje në shtëpitë e personave ndërsa ata janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejmë, shtohet në kumtesën e MPB-së.

Baby Boo