Arr*estohen katër persona, ja për çka u ak*uzuan


Pas ndërmarrjes të masave dhe aktiviteteve nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shtip nga liria janë privuar A.A. (32) dhe Q.A. (37), të dy nga Strumica dhe D.A. (28) dhe S.N. (26), të dy nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar nse kanë kryer katër vepra penale ”vj*edhje e rëndë” nga Galeria e Artit ”Bezisten” në Shtip. Ata dyshohen se me qëllim të arritjes së dobisë materiale në mënyrë kundërligjore në muajin janar të vitit 2022 nga Galeria e Artit- Monumenti Kulturor ”Bezisten” në rr. ”Tosho Arsov” në Shtip, prej ku me përdorimin e forcës në mënyrë kundërligjore kanë marrë më shumë sende nga Galeria e Artit. Një pjesë e sendeve të marrura janë gjetur dhe i janë kthyer Institutit Nacional ”Enti dhe Muzeu Shtip”.
Pas kompletimit të dokumentacionit zyrtar kundër tyre deri te PTHP do të parashtrohet kallëzim penal adekuat.

Baby Boo