Arr*estohen gjashtë persona në një objekt në Zherovjan të Tetovës, policia zbulon ar*më


Ministria e Punëve të Brendshme njofton më (25.06.2021) nga ora 1:30 deri në ora 5:00, policët e SPB Tetovë, gjatë kontrollit në objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, në pronësi të A.A (30) nga Bogovina, kanë hasur në 12 persona, prej të cilëve 7 nga Serbia, 2 nga Rusia, 1 nga Bosnja dhe dy nga Maqedonia e Veriut si dhe 41 persona mysafirë në objekt.

“Në objekt janë gjetur shkopinj beizbolli, ndërsa në afërsi të objektit janë gjetur dy copa ar*me ‘Sk*orpion agram 2000’, me pl*umba 9mm si dhe një re*volver me mu*nicion”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se pronari i objektit është privuar nga liria, ndërsa është arr*estuar edhe E.Z (27) nga Bosnja, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, si dhe B.A nga Saraj i Shkupit dhe T.I nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilave u janë gjetur thi*ka, ndërsa A.H (23) nga Gjermania dhe X.L (39) nga Pallçishti i Epërm nuk kanë pasur dokumente për identifikim.

Baby Boo