Arrestohen dy shtetas turq në pikën kufitare “Bogorodicë”


Gjatë kontrollit të pasaportave në kalimin kufitar “Bogorodicë” është konstatuar se pasaportat e dy personave shtetas të Turqisë kanë qenë nën hetimin e Interpolit-Turqi, gjegjësisht janë lajmëruar si të humbura ose të vjedhura nga poseduesit.

Nga MPB njoftojnë se ato kanë udhëtuar me veturën e markës “volkswagen sharan” me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga personi me iniciale T.C. (62) nga Republika e Maqedonisë.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dy pasaporta origjinale turke./Pacensure

Baby Boo