Arr*estohen dy persona në Gostivar


Të martën mbrëma në ora 23:30, në Toplicë të Gostivarit, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit, Njësiti i Policisë Galatë, kanë arr*estuar personin J.J.(29) dhe një të mitur nga Dobridoli i Gostivarit. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre të pasagjerëve “Mercedes” me targa sllovene, iu gjet kok*ainë. Personat janë ndaluar në Komisariatin e Policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Baby Boo