Arr*estohen dy persona në Bërvenicë të Tetovës


Gjatë ditë së djeshme (02.03.2021) në fshatin Bërvenicë të Tetovës pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë në bazë të urdhrit gjyqësorë, kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe hapësirat ndihmëse të personit D.J. (47) dhe tek personi T.J.

Gjatë bastisjes tek personi D.J. janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me mari*juhanë, një push*kë gjuetie e kalibrit 12 mm si dhe më shumë se 40 plu*mba të kalibrit të ndryshëm.

Kurse tek personi T.J. janë gjetur dhe konfiskuar 4 plu*mba. Të njëjtit janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.

Baby Boo